Është ndarë nga jeta instrumentisti i njohur kosovar, Shaqir Hoti.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit.
Shaqir Hoti ishte i lindur më 1936, në fshatin Rogovë të Hasit. Që në moshën 6-vjeçare luajti me instrumentet aerofone si fyej, kavalle, bishtnica, pipëza e të tjera.
Shkollën fillore e kreu në vendlindje e të mesmen e muzikës në Prizren, në flaut.
Një kohë punoi në fshatin e lindjes duke kontribuar në organizimin e jetës kulturore. Më pas u angazhua në orkestrën popullore të Radio Prishtinës si flautist i parë. Mori pjesë në festivale me karakter vendor dhe ndërkombëtar me instrumente frymore.
Mbetet e veçantë paraqitja në Berlinin Perëndimor më 1969, në një festival ndërkombëtar ku me këngën “Baresha”, të interpretuar nga Nexhmije Pagarusha, fituan çmimin e parë.
https://www.youtube.com/watch?app=desktop&v=SUSoS7Ud7Ww&feature=youtu.be&fbclid=IwAR0rNUboWkVnhMHphqL-Kn294VBGdFEbIEyNYXxaKzLYvzvy5xKIw7ZNEfg
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.