Lajmet e fundit

Doris Roberts, e njohur më mirë për rolin e nënës në “Everybody Loves Raymond”, ka vdekur në moshën 90 vjeçare, raporton TMZ, transmeton Klan Kosova.
Aktorja thuhet se ndërroi jetën të dielën në Los Angeles.
Deri më tani, nuk ka pasur asnjë deklaratë zyrtare, e as nuk është zbuluar shkaku i vdekjes.
Doris fitoi pesë Emmy Awards, duke përfshirë katër për rolin e saj në “Everybody Loves Raymond” që u zhvillua në TV nga 1996-2005.