Aktorja Cecilia Hart, gruaja e James Earl Jones, ka vdekur në moshën 68 vjeçare pas një beteje njëvjeçare me kancerin në vezore, raporton Los Angeles Times, transmeton Klan Kosova.
Hart ishte e njohur mirë për rolin e saj në Broadway.
Cecilia është takuar me burrin e saj James kur luajti në serinë televizive Paris në vitet 1979-80.
Në vitin 1982, Cecilia dhe James luajtën në Broadway së bashku duke u martuar më vonë.
Aktorja la pas bashkëshortin e saj dhe djalin e tyre Flynn.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.