Lajmet e fundit

Ka vdekur në moshën 71 vjeçare aktorja amerikane Catherine Coulson, e njohur për rolin Log Lady në Twin Peaks.
Mary Dangerfield, mikja e saj tha për The Hollywood Reporter, se familja e aktorës ende nuk e kanë bërë të ditur shkakun e vdekjës së saj, transmeton Klan Kosova.
“Ne të gjithë jemi thellësisht të trishtuar, ajo do të thotë shumë për shumë njerëz”, ka thënë Dangerfield.
“Ajo kishte një shpirt të artë, gjithmonë ishte këtu për njerëzit që kishin nevojë për të. Kishte dashuri të madhe për familjen dhe punën”, shtoi më tepër ajo.