Këngëtari i njohur amerikan, Bobby Vee, ka ndërruar jetë në moshën 73 vjeçare.
Bobby Vee, ishte më i njohuri për shkak të hiteve të tij të mahnitshme të lansuara në vitet 1960, njofton Klan Kosova.
Këngët e tij më të dëgjuara radhiten hitet: Rubber Ball, Take Good Care of My Baby dhe The Night Has a Thousand Eyes.
Vdekjen e tij e ka konfirmuar djali i tij Jeff Velline, i cili tha se babi i tij ndërroi jetë këtë të hënë, njofton Klan Kosova.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.