30.09.2018 · përditësuar para 2840 dite1 min lexim
Bahri Çela ka vdekur në moshën 77 vjeçare.
Ai konsiderohet dirigjenti i parë kosovar, shkruan Klan Kosova.
Njoftimin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Kreshnik Çela në rrjetin social Facebook.
Dirigjenti i parë kosovar, që ishte edhe kompozitor dhe profesor, kishte vite që jetonte në Londër.
Ai ishte edhe njëri nga themeluesit e Filharmonisë së Kosovës.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
kushtrim
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.