Ka ndërruar jetë aktori, Anton Yelchin, që është i njohur për rolin e tij si Chekov në filmat e Star Trek.
Ai ka vdekur pasi është aksidentuar me makinë afër shtëpisë së tij në Los Anxhelos, transmeton Klan Kosova.
Regjisori i dy filmave Star Tre, JJ Abrams, ka shkruar në Twitter për të shprehur ngushëllimet e tij.
“Ti ishte i mirë. Ishe qesharak dhe super i talentuar”, ka shkruar Abrams.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.