Aktori i njohur shqiptar, Luran Ahmeti , ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19, ai ishte vetëm 46 vjeç.
Luran Ahmeti ka qenë pjesë e shumë shfaqjeve teatrale, filmave të metrazhit të gjatë e të shkurtër, ndërsa viteve të fundit pjesë e serialeve më të shikuara turke. Që në vitin 1998 ka luajtur në filmin evropian “Puppet Shou”, transmeton Klan Kosova.
Për vite të tëra ka qenë pjesë e pandashme e Teatrit Kombëtar në Shkup. Luran Ahmeti është djali i shkrimtarit të njohur Xhabir Ahmetit, shkruan Alsat M.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.