Lajmet e fundit

Ka ndërruar jetë në moshën 53 vjeçari këngëtari dhe tekst-shkruesi, Colin Vearncombe, që njihet me emrin Black.
Këngëtari nga Liverpool, vdiq dy javë pasi qëndroi në komë pas aksidentit me veturë më 10 janar, transmeton Klan Kosova.
Ai vdiq sot i rrethuar me familjen e tij në spital.
Në deklaratë shkruhet se babai i tre fëmiëjve vdiq në repartin e kujdesit intensiv dhe ishte familja e tij aty afër që i këndoi deri në momentin e fundit.
Gruaja e tij, Camilla, është shprehur shumë falënderuese për kujdesin ndaj tij.
Kënga më e famshme e Black, është ajo e vitit 1987, Wonderful Life që u lansua në vitin 1987 dhe atëbotë ishte në krye të top listave botërore.