Lajmet e fundit

Ka ndërruar jetë në moshën 62 vjeçare bateristi i grupit The Specials, John ‘Brad’ Bradbury.
Këtë lajm e kanë konfirmuar të martën ky grup përmes rrjetit social, Twitter, transmeton Klan Kosova.
“Me dhimbje ne po i themi lamtumirë shokut tonë të mirë, bateristit më të mirë në botë”.
“Pushofsh në paqe Brad”, shkruan ky grup.
Pas The Specials, këtë lajm e ka konfirmuar edhe familja e bateristit.
“Me shumë dhimbje na duhet të tregojmë lajmin e hidhur se burri dhe babai jonë i dashur John ‘Brad’ Bradbury ka ndërruar jetë të hënën më 28 dhjetor”.