Lajmet e fundit

Ndeshja Itali – Shqipëri është ndërprerë derisa po zhvillohej minuta e 57, transmeton Klan Kosova.
Kjo për shkak se tifozët kanë ndezur fishekzjarrë nga të cilat stadiumi është mbuluar me tym dhe është pamundësuar që të ketë lojë.=
Rezultati i ndeshjes deri në këtë moment ka qenë 1:0 për italianët ku pas 12 minutave kishte shënuar në minutën e 12.
Sipas asaj që raportohet tash për tash është se tymi është shkaktuar nga Tifozat Kuqezi.
Tifozët shqiptarë, shkruan Goal.com se nga fillimi i ndeshjes kanë ndezur fishekzjarr dhe se gjyqtari përfundimisht vendosi që t’i nxjerr futbollistët nga fusha, pasi që ajo e tëra ishte mbushur me tym.