Është ndërprerë ndeshja e dytë e gjysmëfinales së Kupës së Kosovës mes Trepçës dhe Prishtinës.
Deri te ndërprerja çoi shtyrja e Donte Clark të Prishtinës ndaj lojtarit të Trepçës, njofton Klankosova.tv.
Pas kësaj ndërhyrjeje, gjyqtari i dha gabim teknik Clarkut të Prishtinës, ndërsa atmosfera në sallë u tensionua paksa. Kështu, gjyqtari i ndeshjes i çoi të dyja skuadrat në dhomat e zhveshjes.
Akoma nuk dihet nëse ndeshja do të rifillojë pas këtij incidenti që ndodhi. Rezultati ishte 56:48 për Trepçën.

●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.