Lajmet e fundit

Presidenti i sapo inauguruar i Tajvanit, William Lai, i ka bërë thirrje Kinës që të ndalojë së kërcënuari ishullin dhe të pranojë ekzistencën e demokracisë së tij.
Ai i kërkoi Pekinit të zëvendësojë konfrontimin me dialogun, pak pasi u betua të hënën, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Ai tha gjithashtu se Tajvani nuk do të tërhiqej kurrë përballë frikësimit nga Kina, e cila ka pretenduar prej kohësh ishullin si të vetin.