Policia e rajonit të Prishtinës kanë arritur të gjejnë dhe të sekuestrojnë një revole dhe nëntën fishekë.
Në njoftim thuhet se kjo u bë pasi është kontrolluar një veturë në fshatin Dumnicë të Komunës së Podujevës.
"Ndaj të dyshuarit, S. H, mashkull, 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me rekomandimin e prokurorit të shtetit, hetuesit e stacionit policor Podujevë iniciuan një hetim në drejtim të veprës penale 'Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës', dhe të njëjtin e proceduan më tej", thuhet në njoftim.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.