Autoritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë marrë një vendim të papritur sa u përket linjave të aeroplanëve, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.
Kjo për shkak të shqetësimeve se telefonat e ri të markës Samsung, mund të shkaktojnë zjarr në aeroplan.
Federata e Autoritetit Aeronautik në SHBA, ia ka paralajmëruar pasagjerët që të mos marrin telefona Samsung në aeroplan, dhe u ka kërkuar pasagjerëve që të mos i vendosin këta telefona as në valixhet e tyre.
Kjo është hera e parë që kjo federatë i paralajmëron njerëzit për mos-përdorimin e një pajisjeje specifike, si telefoni Galaxy Note 7.
Vërejtja vjen pas raportimeve se këta telefona eksplodojnë në mënyrë spontane. Samsung e ka hetuar problemin dhe ka zbuluar se faji është te bateria.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.