11.06.2019 · përditësuar para 2587 dite1 min lexim
Një person në Florida është arrestuar pasi në hundën e tij është zbuluar kokaincë, gjatë një ndalese në trafik, transmeton Klan Kosova.
Të hënën, policia raportoi se kishin kryer një ndalesë të një 20 vjeçari me makinë.
Njëri nga policët menjëherë vuri re se Fabricio Tueros Jimenez kishte pluhur të bardhë në hundë, duke e identifikuar si kokainë.
Hunda e Jimenez u testua dhe u dhanë rezultate pozitive për përmbajtje të kokainës. Policia poashtu gjeti një çantë brenda të cilës kishte 250 gramë marihuanë dhe 13 tableta Xanax.
Megjithatë, Jimenez iu tha policëve se kokaina në hundë nuk ishte e tij, sidoqoftë ai u arrestua.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
V
SHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.