Sami Berisha, i dyshuar për kërcënim ndaj gazetarit Betim Musliu dhe redaksisë së "Betimi për Drejtësi", është ndaluar nga organet e drejtësisë.
Sipas Prokurorisë Themelore të Prishtinës, rasti kishte ndodhur pas raportimit nga një seancë gjyqësore në Gjykatën Themelore, ku të akuzuar ishin familjarët e tij, transmeton Klankosova.tv.
Bazuar në njoftimin e Prokurorisë, i pandehuri kishte shkruar disa herë në drejtim të redaksisë, mes tjerash edhe “kujdes qka po shenon mos u mashtro me marr naj pare se tani tvyn mi perdor per najsen tjeterdija vleren shendetit sepse parja sesht asgje se shum her te kam pa veq kunder ke shenu per vllezrit e mi tash je ndal pak po tjesh ma i kujdesshem se edhe na i kem do familjar qe shohin lajme e percjellin kapak”.
Ndalimin e të dyshuarit e ka mirëpritur Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, dhe u ka bërë thirrje Prokurorisë dhe Gjykatës për procedim të shpejtë e me prioritet të rastit.
“AGK-ja është e angazhuar që të gjitha rastet ku kërcënohen dhe kanosen gazetarët të marrin epilog nga organet e drejtësisë”.
Shënim: Personi i përmendur në këtë artikull, prezumohet i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.