Lajmet e fundit

Dy kirurgët që dyshohen se kanë marrë ryshfet për trajtimin e pacientëve në spitalin e Vushtrrisë, janë ndaluar për 48 orë.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës.
Organi i akuzës thotë se brenda afatit ligjor do të bëhet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.
Kirurgët E.S dhe A.L janë arrestuar në vendin e tyre të punës nga policia.
Derisa prokuroria ka urdhëruar arrestimin edhe të kirurgut I.Z .
Në njoftim thuhet se edhe ndaj tij do të caktohet masa e sigurisë. /Klankosova.tv
https://klankosova.tv/msh-1suspendohen-tre-kirurget-shkarkohet-anetari-i-bordit-te-shskuk-se/