Lajmet e fundit

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda ka njoftuar se janë ndaluar dy persona në Pejë, të cilëve u janë sekuestruar 2 kilogram narkotikë të llojit marihuanë, 14 mijë euro kesh, një veturë dhe një armë zjarri.
Në komunikatën e prokurorisë bëhet e ditur se janë konfiskuar edhe telefonat e të dyshuarve, përcjell Klankosova.tv.
“Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se në koordinim me Policinë e Kosovës, përkatësisht me Njësitin për Luftimin e Narkotikëve, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për veprën penale “Blerja, posedimit, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë,
Gjithashtu bëhet e ditur se për konfiskimin e këtyre gjërave, janë bastisur disa lokacione, përcjell Klankosova.tv.
“Prokuroria njofton se mbrëmë si rezultat i veprimeve hetimore, janë bastisur disa lokacione, ku gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar rreth dy (2) kilogram narkotikë të llojit marihuanë, janë sekuestruar rreth katërmbëdhjetë (14) mijë euro para kesh, një veturë e tipit “Audi Q5”, një armë zjarri dhe telefonat e të pandehurve”, thuhet tutje në komunikatë.