Lajmet e fundit
'Los Blancos' në ndeshjen ndaj Milanit synon që të vazhdojë fitoret dhe të përmbyllë suksesshëm parasezonin.

Real Madrid mbyllë parasezonin në Australi dhe Kinë, sot pasdite, kur përballet me Milanin në të nxehtin e madh të Shanghait.
Të dy skuadrat do të përballen me temperatura deri në 40 gradë celsius dhe lagështi të madhe, ndërsa temperatura 7 gradëshe në Melbourne duket shumë larg.
I nxehti do të detyrojë Benitezin që të bëjë rotacione në 11-shen shartuese. Nga stërvitjet e fundit duket se Modriq e Benzema do të jenë shartues, duke u mundësuar pushim Kroos-it e Jese-s.
Përballja e sotme me Milanin, me në portë Diego Lopez-in do t’i mundësoj Benitezit të ketë të qartë gjendjen e përgjithshme të skuadrës.
Është një kundërshtar i vlerë ndaj të cilit Benitez synon që të vazhdojë me fitore, duke mbajtur buzëqeshjen në fytyrat e fansave dhe lojtarëve.