Lajmet e fundit
Mesfushori spanjoll e ka pranuar se kur Messi nuk ëshë në skuadër paraqiten probleme.

Sergio Busquets ka thënë se Barcelona e ndjeu mungesën e Lionel Messi në ndeshjen ndaj Borussia Monchengladbach.
Asi argjentinas është i lënduar dhe pritet që të mungojë rreth tre javë, sipas raporteve të medieve spanjolle.
Në mungesë të tij Barcelona e gjeti të vështirë fitoren ndaj skuadrës gjermane, që avancoi e para.
“Gjithnjë do të na mungojë Messi. Kur fiton me kaq shumë vështirësi, e kupton edhe më shumë mungesën e tij".
"E patëm të vështirë të gjenim hapësira, sepse ata mbrojtën në thellësi Menduam se do të bënin presion, por kjo gjë nuk u arrit".
"I ndryshuam gjërat në pjesën e dytë dhe më pas patëm më shumë vazhdimësi me mënyrën tonë të lojës".