Këngëtari kryesor i grupit muzikor anglez “The Specials”, Terry Hall është ndarë nga jeta në moshën 63 vjeçe.
Lajmin për vdekjen e Hall e kanë konfirmuar shokët e tij të grupit, përmes një cicërime në
Twitter.
“Me pikëllim të madh njoftojmë vdekjen – pas një sëmundjeje të shkurtër – të Terryt, mikut, vëllait tonë të mrekullueshëm dhe një prej këngëtarëve dhe kantautorëve më të shkëlqyer që ka prodhuar ndonjëherë ky vend”, shkruan ata.
Hall, ishte po ashtu ish-anëtar i grupeve “Fun Boy Three” dhe “Colourfield”, ndërsa së bashku me grupin “The Specials”, ata kishin publikuar këngën e tij debutuese “Gangsters” në vitin 1979, e cila arriti në vendin e gjashtë në top-listat në Mbretërinë e Bashkuar.
https://www.youtube.com/watch?v=lgCZN1rU5co
●●●
LNSHKRIMI NGA
Labinot Nimani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.