Sot folklori dhe rapsodija burimore humbi edhe një yll folklori, pasi u nda nga jeta Rexh Gashi nga Kopiliqi i Drenices ose siç njihet në popull si Rexh Ilazi.
Rexha filloi folklorin si fëmijë. Ishte kudo i pranishëm në dasma e ahengje në trojet shqiptare por edhe në koncerte e festivale burimore.
Ai këndoi bashkë me shumë rapsod të mëdhenjë si me Ibish Thaçin (Ibeish Brojen) me Kadri Durakun me rapsodet Izbica etj.
Për kontributin e tij në lëmin e folklorit dhe të traditës burimore ai është nderuar disa herë nga institucionet e ndryshme shtetërore dhe shoqata kulturore.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
NL
SHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.