Dje, në orët e para të mëngjesit, ndërroi jetë në spitalin e Elbasanit “Artisti i Popullit”, Demir Hyskja, aktor i madh i skenës dhe ekranit shqiptar.
Artisti Hyskja u shua në orët e para të mëngjesit në Qendrën Spitalore “Xhaferr Kongoli” në Elbasan.
Prej disa kohësh ai vuante nga sëmundja e diabetit dhe problemet me tensionin arterial. Demir Hyskja mbetet padyshim një nga gjigandët e teatrit dhe kinematografisë shqiptare. Ai i përket plejadës së shquar të aktorëve shqiptarë. Ishte bashkëkohës i Naim Frashërit, Sandër Prosit, Kadri Roshit, Sulejman Pitarkës etj.
Ka luajtur shumë fila me këta aktorë. Gjatë karrierës 30-vjeçare në teatër ka realizuar mbi 50 role kryesore. Në Kinostudion “Shqipëria e Re” ka realizuar 24 filma artistike dhe dokumentarë. Ka luajtur role mjaft të rëndësishëm në filma të tillë si Dhe vjen një ditë, Fushë e Kuqe , fushë e blertë, kohë e largët, Nëntori i Dytë, Përtej mureve të gurta, Dollia e dasmës sime, Pylli i Lirisë, Rrugicat që kërkojnë diell, Mengjeze lufte, Kur zbardhi një ditë etj.
Demir Hyskja u lind më 1 janar të vitit 1937 në qytetin e Elbasanit. Arsimin fillor dhe të mesëm e kreu në qytetin e lindjes. Fillimisht ka punuar teknik ndërtimi e më pas u përzgjodh aktor në teatrin “Skampa”.
Titujt e akorduar
Është dekoruar disa herë me dekorata të shkallëve të ndryshme. Mban titullin “Naim Frashëri i Klasit të Parë”. Në vitin 1969 nderohet me titullin “Artist i Merituar” dhe në vitin 1979 nderohet me titullin e lartë “Artist i Popullit”. Është zgjedhur katër herë radhazi deputet në Kuvendin Popullor.
Bashkia Elbasan i akorduar titullin “Qytetar Nderi i Elbasanit” me motivacionin “Për kontributin e shquar në promovimin e artit dhe kulturës qytetare të Elbasanit, për vlerat e spikatura në teatër dhe kinematografi, si një aktor i përmasave kombëtare”.
Skena shqiptare ka humbur një nga gjigandët e saj. Por kujtimi i tij do të mbahet mend gjatë. Vepra e tij është e fiksuar përjetësisht në celuloid.
Rolet në filma dhe teatër
Gjatë karrierës 30-vjeçare në teatër ka realizuar mbi 50 role kryesore. Në Kinostudion “Shqipëria e Re” ka realizuar 24 filma artistike dhe dokumentarë. Është autor i mjaft filmave si:
Disa nga filmat ku ka luajtur Demir Hyskja:
“Dhe vjen një ditë” (1986)
“Kronikë e atyre netëve” (1986)
“Hije që mbeten pas”
“Fushë e blertë fushë e kuqe”(1984)
“Kohë e largët” (1983)
“Një emër midis njerëzve” (1983)
“Nëntori i dytë” (1982)
“Shokët” (1982)
“Dëshmorët e monumenteve” (1980)
“Një ndodhi në port” (1980)
“Me hapin e shokëve (1979)
“Një natë nëntori” (1979)
“Përtej mureve të gurta” (1979)
“Gjyshi partizan” (1978)
“Dollia e dasmës sime” (1978)
“Një udhëtim i vështirë” (1977)
“Fije që priten” (1976)
“Pylli i lirisë” (1976)
“Në fillim të verës” (1975)
“Rrugicat që kërkonin diell” (1975)
“Shpërthimi” (1974)
“Kur zbardhi një ditë” (1971)
“Mëngjese lufte” (1971)
“Ngadhënjim mbi vdekjen” (1967)
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.