Shawn Mendes dhe Camila Cabello janë ndarë.
Të mërkurën, artistët kanë hyrë në rrjetet sociale për të ndarë një deklaratë të përbashkët duke njoftuar se ata janë ndarë pas dy vjetësh në lidhje.
“Përshëndetje. Ne kemi vendosur t’i japin fund marrëdhënies sonë romantike, por dashuria për njëri-tjetrin si njerëz është më e fortë se kurrë. Ne filluam lidhjen si miqtë më të mirë dhe do të vazhdojmë të jemi miqtë më të mirë. Ne e vlerësojmë shumë mbështetjen tuaj që nga fillimi dhe për të ecur përpara”, kanë shkruar ata, transmeton Klankosova.tv.
Shawn dhe Camila fillimisht filluan të takoheshin në verën e 2019-ës, pak pas bashkëpunimit të tyre "Senorita".

●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.