Ashton dhe Mila më në fund iu kundërpërgjigjën thashethemeve për ndarjen e tyre.
Çifti i njohur aktorësh e kanë postuar një video në Instagram duke e ironizuar lajmin e revistës InTouchWeekly, të cilët tash e një kohë kanë shkruar për ta lajme të ndryshme, e ne veçanti për ndarjen.
Në këtë postim shihet Mila se si në telefonin e saj e lexon këtë lajm dhe së bashku me Ashton "habiten".
Ndërkaq, në përshkrimin e këtij postimi Ashton ka shkruar: "Mendoj se tani përfundoi @intouchweekly. Kënaquni duke shitur revista këtë javë. Ndoshta javën e ardhshme gruaja ime do të bëjë binjakë. Për herë të tretë. Por kush i numëron".
Pra, tashmë është e qartë që Mila dhe Ashton nuk janë ndarë dhe këtë e konfirmuan në mënyrë shumë simpatike.
https://www.instagram.com/p/By6emLYHMdA/
●●●
Shpërndaje këtë artikull
EV
SHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.