Lajmet e fundit

Schitt's Creek fitoi nëntë çmime - duke thyer rekordin e Emmy-t për shumicën e çmimeve në një sezon të vetëm për një komedi.
Ishte një sukses i madh për serialin kanadez, i cili transmetoi sezonin e tij të gjashtë dhe të fundit këtë vit.
" Succession" mori në shtëpi çmimin kryesor të mbrëmjes, për serialin më të mirë dramë si dhe aktorin më të mirë për Jeremy Strong.
Serialet e "HBO" gjithashtu rrëmbyen çmime në kategoritë e dramës për shkrimin më të mirë dhe regjinë më të mirë gjatë ceremonisë virtuale, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Një serial tjetër i HBO, Watchmen, fitoi serialin më të mirë të kufizuar, si dhe për yjet e saj Regina King dhe Yahya Abdul-Mateen II.
Zendaya, 24 vjeçare, u bë fituesja më e re ndonjëherë e çmimit për aktoren më të mirë të dramës për interpretimin e saj në "Euphoria", një dramë kjo për adoleshentë pikërisht një grup studentësh të shkollës së mesme derisa përballen me çështje të dashurisë, seksit, drogës dhe identitetit.
Ceremonia u prezantua në Los Angeles nga komediani Jimmy Kimmel, me vetëm disa prezantues të ftuar që u bashkuan me të në studio.
Jeremy Strong i "Succession" u shpall aktori më i mirë i dramës për portretizimin e tij për Kendall Roy.
"Schitt's Creek" fitoi çmimin më të mirë të serialit komedi, me krijuesit e shfaqjes, babanë dhe djalin Eugene dhe Daniel Levy, duke marrë çmimin për aktorin më të mirë të komedisë dhe aktorin më të mirë komedi dytësore.
Catherine O'Hara u emërua aktorja më e mirë e humorit, me Annie Murphy që fitoi çmim për aktoren më të mirë dytësore në një seri komedi.
Më poshtë lista e plotë e fituesvetë Emmy Aëards 2020:
Aktori i serialeve dhe filmave televiziv
Mark Ruffalo – “I Knoë This Much Is True”
Aktorja e serialeve dhe filmave televiziv
Regina King – “Watchmen”
Aktori dytësor
Uzo Aduba- “Mrs. Ameica”
Aktori kryesor në serinë komedi
Eugene Levy – “The Kominsky Method”
Aktorja kryesore në serinë komedi
Catherine O’Hana – “Schitt’s Creek”
Aktori dytësor në komendi
Dan Levy – “Schitt’s Creek”
Aktorja dytësore në komedi
Annie Murphy – “Schitt’s Creek”
Aktori kryesor i zhanrit dramë
Jeremy Strong – “Succession”
Aktorja kryesore e zhanrit dramë
Zendaya (“Euphoria”)
Aktori dytësor – Dramë
Billy Crudup – “The Morning Shoë”
Aktorja dytësore – Dramë
Julia Garner – “Ozark”
‘Shou’ më i mirë
“RuPaul’s Drag Race”
Serialet e jashtëzakonshme me biseda
“Last Ëeek Tonight ëith John Oliver”
Seria kryesore
“Ëatchmen”
Seria më e mirë e komedisë
“Schitt’s Creek”
Seriali më i mirë dramë
“Succession”