Aktorët e njohur, Olivia Wilde and Jason Sudeikis, janë ndarë pas shtatë vjetëve fejesë.
Një burim i afërt i çiftit ka thënë për People se ata janë ndarë në fillim të këtij viti, transmeton Klan Kosova.
"Ka qenë një ndarje miqësore dhe ata kanë kaluar në një rutinë të shkëlqyeshme sa i përket kujdestarisë së fëmijëve të tyre. Fëmijët janë përparësia dhe zemra e marrëdhënies së familjes për ata", ka thënë ky burim.
Aktorët kanë dy fëmijë një djalë gjashtë vjeçar, Otis Alexander dhe një vajzë katërvjeçare Daisy Josephine.

●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.