Mbrëmja e së Hënës në NBA foli me gjuhën e dyshes Ëestbrook-Durant të cilët udhëhoqën Oklahoman në ndeshjen më të luftuar të këtij raundi kundër Los Angeles Clippers. 100-99 përfundoi sfida e luajtur në qytetin kalifornian ku Durant bëri mrekullinë rreth 6 sekonda nga fundi duke bllokuar Chris Paul në një sulm që mund të kishte përfunduar me pikë për Clippersat. Russell Ëestbrook realizoi 33 pikë dhe Durant shtoi 24 të tjera për të zhdukur zhgënjimin e shkaktuar nga humbja kundër Cleveland. Në krahun tjetër, Los Angeles Clippers, Chris Paul regjistroi 32 pikë dhe 10 asist, por Redick dhe Blake Griffin kaluan një mbrëmje negative duke humbur shkëlqimin në fund të takimit. Në Chicago, “Demat” u dorëzuan përballë Brooklyn Nets.
Pavarësisht 24 pikëve të Roughly, skuadra nga Ilinois zhvilloi një nga ndeshjet më të dobëta të sezonit duke u mundur 105-102 nga njujorkezët që mbulojnë përkohësisht problemet e javëve të fundit. Për Brooklyn, Brook Lopez ishte lojtari më i mirë me 21 pikë dhe 12 ribaunde. Në Teksas, San Antonio nuk lëshoi terren ndaj Indiana Pacers. Të udhëhequr nga Leonard dhe Paul George, Spursat nuk e vendosën asnjëherë në dyshim suksesin duke e mbyllur sfidën në shifrat 106-92. Formë të mirë tregoi edhe francezi Tony Parker me 15 pikë, 9 prej të cilave i shënoi në periodën finale. Fitore arriti edhe skuadra tjetër teksane, Houston Rockets. I përhershmi James Harden u shfaq i papërmbajtshëm në parketin e “Toyota Center” pasi me 36 pikët personale ndihmoi “raketat” të imponoheshin 102-95 ndaj Charlotte Hornets. Në sfidat e tjera u regjistruan këto rezultate; Ëashington-Sacramento 113-99, Atlanta-Portland 106-97 dhe Utah-Phoenix 110-89. /supersport.al
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.