Dhe gjasat më të mëdha për këtë i ka Becky Hammon.
Ish-lojtarja e njohur e disa klubeve në Amerikë e Rusi, aktualisht është ndihmëstrajnere e Greg Popovich te San Antonio Spurs.
Ajo ka udhëhequr ekipin e dytë të këtij klubi në triumfin e ligës verore, që u mbajt në Las Vegas.
"Përderisa nuk të ofrohet një mundësi, kurrë nuk mund të tregosh aftësitë e tua për sukses", ka thënë komesari i ligës, Adam Silver, teksa ka komentuar mundësinë që një klub i NBA-së të udhëhiqet nga një femër.
Ai ka thënë se duhet të ketë mundësi edhe për femrat tjera që luajnë në ligën NBA për t'u bërë pjesë e menaxhimit dhe udhëheqjes në NBA.
"Në dhjetë vjetët e fundit pati shumë ndryshime në shoqërinë tonë. Mendoj se edhe një kulm, edhe një barrierë do të thyhet. Dhe për këtë duhen femra si Becky", shtoi Silver, transmeton Klan Kosova.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.