New Orleans Pelicans triumfoi në sfidën përballë San Antonio Spurs në “Smoothie King Center”, me rezultat përfundimtar 126-117.
C.J. McCollum ishte i jashtëzakonshëm duke shënuar 40 pikë, shtoi tetë kërcime, nëntë asistime si dhe shpërndau dy bllokada, për 37 minuta sa luajti.
Në anën tjetër tek ekipi humbës më së shumti u dallua basketbollisti polak, Jeremy Sochan i cili realizoi 23 pikë.
Kjo ishte fitorja e 19-të e Pelikanëve derisa kanë 12 humbje, kurse skuadra e San Antonios ka vetëm 10 triumfe e 21 disfata.
Tifozët e vet nuk i zhgënjeu as Utah Jazz.
Ekipi i drejtuar nga Will Hardy fitoi në “Vivint Smart Home Arena” kundër Washington Wizards, me tetë pikë dallim 120-112 rezultati final.
Pavarësisht humbjes, basketbollisti më i dalluar ishte Bradley Beal i cili shënoi 30 pikë, ndërsa tek Utah më i miri ishte Malik Easley me 25 sosh.
●●●
SK
SHKRIMI NGA
S K
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.