Giannis Antetokounmpo po shkëlqen në ligën më të fortë të basketbollit në botë, ndonëse është vetëm 22 vjeçar.
Në sezonin që lamë pas ai ka statistika prej 22.9 pikësh, 8.9 kërcimesh, 5.4 asistesh dhe 1.9 bllokadash.
Ai e fitoi çmimin e Lojtarit më të Përmirësuar dhe beson se mund ta fitojë sërish vitin e ardhshëm, bashkë me çmimin MVP.
Ndërsa tani, ylli i Milwakuee Bucks ka ngjallur interesimin e shumë skuadrave të NBA, që janë në kërkim të nënshkrimit me të.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.