16.12.2022 · përditësuar para 1279 dite1 min lexim
Memphis Grizzlies e ka shkatërruar ekipin e Milwaukee Bucks në “FedEXForum”, me rezultat shumë të thellë prej 41 pikëve epërsi, 142-101.
Ja Morant ishte i jashtëzakonshëm në këtë përballje duke i arritur shifrat magjike “triple-double”, 25 pikë, 10 kërcime e po aq asistime. Ndërsa për ekipin humbës më i dalluari ishte Giannis Antetotkounmpo me 19 pikë.
Më dramatike ishte sfida që u zhvillua në “Vivint Smart Home Arena”. Aty triumfoi Utah Jazz kundër New Orleans Pelicans vetëm pas vazhdimeve, me rezultat final 132-129. Jordan Clarkson ishte ekuacion i pazgjidhur për basketbollistët e pelikanëve pasi shënoi 39 pikë.
Në shtëpi dështoi Los Angeles Clippers. Ky klub pësoi humbje në “Crypto.com Arena” nga Phoenix Suns, me shifrat finale 95-111.
Fati i Clippers-ave i përcolli edhe basketbollistët e Houston Rockets. Kjo për faktin se këta të fundit pësuan humbje në shtëpi nga Miami Heat, me rezultat 108-111.
●●●
SK
SHKRIMI NGA
S K
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.