Federata e Futbollit e Kosovës, dhe Albi Mall Superliga kanë vazhduar me ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”.
Ky çmim për javën e 23-të të super ligës i ka takuar futbollistit të FC Ballkanit, Nazmi Gripshit.
Vlerësimi i më të mirë të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit, në përbërje: Zeqir Hasi, Shefki Misini dhe Bekim Domniku.
" Përveç që bëri diferencën në fushë ai shënoi një supergol për skuadrën e tij, i cili edhe motivoi portokallezinjt për t’u kthyer në rezultat dhe për të marrë një pikë të rëndësishme në këtë ballafaqim (2:2)", thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës përcjell Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.