Ministrja e Jashtme e Shqipërisë Elisa Spiropali, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Kosovë ku takoi krerët e shtetit.
Kjo vizitë u komentua nga analisti politik Mentor Nazarko.
Nazarko në Edicionin Special në Klan Kosova tha se kjo ngjarje shënon përfundimisht normalizimin e raporteve mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Ai dha edhe arsyet për këtë.
"Sepse gjatë gjithë takimeve, posaçërisht atë me z.Kurtin apo me ministrin e Jashtëm z. Konjufca, u nënvizua së pari rikthimi i traditës i mbledhjes së dy qeverive, që është një moment i fuqishëm që tregon nivelin e lartë dhe së dyti u theksua bashkëpunimi në fushën infrastruktorore, hekurudha Gjakovë - Shkodër, bashkëpunimi për korridore, bashkëpunimi në fushën e sigurisë, për NATO, bashkëpunimi për Bashkimin Evropian, për marrjen e statusit të vendit kandidat nga Kosova", deklaroi Nazarko në Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=Ziptjrf7hQI
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.