Analisti politik Mentor Nazarko, "Samitin për Ukrainën" që u mbajt sot në Tiranë, e ka cilësuar "një zhvillim të rëndësishëm për kombin shqiptar".
"Perëndimi do një adresë të sigurtë, adresë politike, adresë kombëtare dhe në këtë kuptim Shqipëria e ka fituar këtë rol, e ka konsoliduar këtë rol", tha Nazarko në Info Magazine në Klan Kosova.
Ai foli edhe rreth vizitës së presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në Shqipëri.
"Së pari Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duan të theksojnë rëndësinë e mbështetjes së Ukrainës, në Kongresin amerikan të ndihmës ushtarake dhe kanë bërë të qartë, që nëse ne nuk e ndihmojmë Ukrainën sot, nesër Ballkani mund të jetë një vatër e re e konfliktit, e përplasjes me Rusinë", tha ai.
Gjatë ditës, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, dhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenski, kanë nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim dhe miqësi.
https://www.youtube.com/watch?v=A5F5UnBWWo8
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.