Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri e njohur ndryshe edhe si SPAK, po kërkon arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Berishës iu hoq edhe mandati i deputetit, duke i hapur rrugë kështu prangosjes së tij.
Rreth kësaj teme e cila ka ngjallur interesim të madh jo vetëm në shtetin shqiptar, por edhe më gjerë ka folur opinionisti, Mentor Nazarko.
"SPAK i ka hyrë thellë, me themel, korrupsionit të zhvilluar në Shqipëri në 30 vitet e fundit në Shqipëri, e pluralizmit apo tranzicionit", tha Nazarko në Edicionin Special në Klan Kosova.
"Në këtë "hyrje të thellë", plugim apo ta quajmë si të duam, z. Berisha ka pjesën e vet të përgjegjësisë, dhe ka përgjegjësi të madhe sepse ka kaluar një kohë të madhe në pushtet", theksoi ai.
Ai shtoi se SPAK, nuk po prek vetëm "djathtas" por edhe "majtas".
Mentor Nazarko, tha se ka shumë zyrtarë socialistë që janë në burg, si pasojë e "veprimit agresiv" të SPAK-ut.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.