Lajmet e fundit

Portieri i Real Madridit, Keylor Navas, e ka kritikuar ish-trajnerin e tij, Santiago Solari, duke thënë se kurrë nuk e ka pasur ndjenjën se mund ta ketë një shans nën menaxhimin e tij.
Ai tashmë është kthyer në formacionin kryesor të Mbretërve pas rikthimit të Zinedine Zidane në rolin e trajnerin, dhe thotë se do të dëshironte që të qëndronte te ky klub.
"E kisha ndjenjën që çfarëdo që bëja në stërvitje, nuk do të luaja", ka thënë Navas për Cadena COPE të martën.
"Por gjithmonë kam qenë një profesionist. Isha i motivuar për t'i bërë gjërat mirë sepse jam i privilegjuar".