Lajmet e fundit
Keylor Navas do të jetë numri '1' i Real Madridit. Të paktën kështu thonë raportet e mediave spanjolle, të afërta me 'Los Blancos'.

Ai është duke jetuar ëndrrën dhe nuk do që të zgjohet rastësisht!
Keylor Navas ka pasur një para-sezon të shkëlqyer me Madridin, që e ka bërë të besojë se ka ardhur koha e tji. Gardiani kostarikas e sheh veten si numrin ‘1’ të Madridit për sezonin e ri.
Rafa Bentiez e pëlqente Navasin edhe para se të emërohej në krye të pankinës së mbretërve dhe Keylor s’ka bërë tjetër veçse ka rritur admirimin e shefit me paraqitjet e tij, megjithëse vendimi përfundimtar s’është i trajnerit.
E vetmja gjë e sigurtë për portën madrilene është se Kiko Casilla do të jetë njëri nga dy gardianët e skuadrës. Pozita tjetër ende nuk ka titullar.
“Ky është viti ty”. Ky është mesazhi që në një formë apo tjetër skuadra i ka dhënë Navasit gjatë verës, sidomos pas largimit të Casillasit.
Ish numri ‘1’ i Levantes ka marrë një numër garancish për pozitën e tij, në kundërshtim me spekulimet mediale.
Por, David de Gea është ëndërra madrilene.
Spanjolli do të sillte kualitet të lartë në Madrid dhe ardhja e tij do të bënte që Navas të largohej. Por, ky i fundit nuk ka dëshirë të flasë për ëktë gjë. Atij i është thënë që të mos mendojë për këto gjëra pasi Madridi nuk është duke kërkuar gardian tjetër, të gjitha këto sipas medieve të afërta me klubin.