Lajmet e fundit
Gardiani i Costa Ricas u kthye të mërkurën në stërvitjen e mbretërve pas një lëndimi që kishte pasur.

Paraqitja e Keylor Navas ishte lajmi më i mirë në stërvitjen e të mërkurës së Real Madridit.
Gardiani vuajti një lëndim që e detyroi të largohej nga përfaqësuesja e tij që garonte në Gold Cup.
Ai u kthye në aksion në fillim të javës, më herët se që pritej, ndaj të gjithë ishin të befasuar ta shihnin atë në stërvitje. Ish gardiani i Levantes do që ta bindë Rafa Benitezin para arritjes të ndonjë zëvendësimi për Iker Casillas.
Navas pret që të jetë numri një në ndeshjen e parë miqësore të parasezonit të cilën mbretërit e zhvillojnë ndaj Romës, të shtunën.
Deri tash, Benitez ka pasur në dispozicion vetëm Pachechon dhe Yanez, të dy portierë zëvendësues që nuk kanë përmbushur as përafërsisht kërkesat që ka Real Madridi.