Lajmet e fundit
Keylor Navas mund të mbetet jashtë Gold Cup shkaku i një lëndimi në thembër.

Gardiani i Real Madrid, Keylor Navas ka një lëndim që mund t’ia pamundësoj pjesëmarrjen në Gold Cup, e cila mbahet në SHBA dhe Kanada më 7 korrik, thuhet në një njoftim të Federatës së Futbollit të Kosta Rikës.
Komisioneri, Adrian Gutierrez konfirmoi se Navas ankohet nga një problem kronik me tendinën tek thembra tash e një vit. Gutierrezs tha se ata kanë informuar Real Madridin për situatën e gardianit dhe se ai do t’u nënshtrohet disa ekzaminimeve të mërkurën.
Navas ishte zëvendësues i Casillas tek Real Madrid sezonin që shkoi. Sivjet ai prapë mund të mbetet në hije, pasi përflitet një transfer i mundshëm i David de Gea në Santiago Bernabeu.