Lajmet e fundit

Vetëm pak minuta më vonë, një tjetër ngjarje tragjike u shënua në Bresje të Fushë Kosovë, ku një këmbësor humbi jetën pasi u godit nga një veturë. Sipas Policisë së Prishtinës, vdekja e viktimës është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor, ndërsa me rastin po merret njësiti rajonal i trafikut.
https://klankosova.tv/e-dhimbshme-vdes-kembesori-qe-u-godit-nga-vetura-ne-fushe-kosove-1/ Njëherësh, bilancit tragjik të kësaj nate iu shtua edhe një tjetër viktimë në Prizren. Një burrë 44-vjeçar vdiq po ashtu pas lëndimeve të rënda që kishte marrë pasi kishte rënë nga lartësia. Ai ishte dërguar fillimisht në Spitalin e Prizrenit dhe më pas në Qendrën Emergjente me politraumë të rëndë, por fatkeqësisht nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve, duke shënuar kështu viktimën e tretë të gjinisë së njëjtë brenda natës në vendin tonë. /Klankosova.tv https://klankosova.tv/vdes-44-vjecari-nga-prizreni-kishte-rene-nga-lartesia/