Nëntë gola u shënuan në përballjen PSG – Maccabi Haifa.
Shtatë i shënoi ekipi francez, dy skuadra izraelite, në përballjen e xhirosë së parafundit, asaj të pestë në grupet e Ligës së Kampionëve, ndeshje që u transmetuan direkt në Artmotion.
Parisi e kaloi grupin bashkë me Benfikën, skuadër që e mposhti Juventusin 4 me 3.
Juventus tash do të shpresoj në ndeshjen e fundit ndaj Parisit për të kaluar në Evropa Ligë.
Derbi i të martës në Champions përfundoi pa gola mes Dortmundit dhe Manchester Cityt.
Humbje pësoi kampioni në fuqi i kësaj gare, Real Madrid nga skuadra gjermane Leipzig 3 me 2.
Mbretërit patën shumë mungesa, porse përkundër humbjes, kanë kaluar grupin.
Fitore të lehtë në Zagreb arriti kampioni i Italisë, AC Milan, duke mposhtur 4 me 0 Dinamon.
Në përballjet tjera, Chelsea fitoi në udhëtim 2 me 1 ndaj Salzburg, Sevilla 3 me 0 me Copenhagen dhe Celtic dhe Shakhtar barazuan 1 me 1.
Të mërkurën, përballja kryesore zhvillohet mes Barcelonës dhe Bajernit që transmetohet edhe në Klan Kosova, kurse përballjet tjera në kanalet e sportit në Artmotion.
●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.