Luka Donçiq ka vazhduar me magjitë e tij në NBA. 22 vjeçari realizoi 42 pikë, gjashtë kërcime dhe nëntë asistime, për ta udhëhequr Dallas Mavericks drejt fitores së 21-të kampionale.
Slloveni u ndihmua nga letonezi, Kristaps Prozingis, që shënoi 11 pikë dhe 13 kërcime, për ta mposhtur Los Angleles Clippers me rezultatin 105-89.
Fitore më të vështirë të mërkurën në mbrëmje arriti Brooklyn Nets, që mposhti me përmbysje Indiana Pacers me shifrat 124-115, njofton Klan Kosova.
Vendasit kishin kontrollin e ndeshjes deri në fillim të çerekut të katërt, megjithatë mysafirët siguruan në fund fitoren me liderin, James Harden që regjistroi 40 pikë, 10 kërcime dhe 15 asistime.
Fitore me përmbysje, arriti edhe Milwaukee Bucks, që triumfoi 109-105 ndaj Philadelphia 76ers, pas vazhdimeve.
Vendasit kishin epërsi deri në 19 pikë, megjithatë mysafirët e udhëhequr nga 32 pikët e Giannis Antetokounmpo, shënuan fitoren e 26 sezonale.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.