Lajmet e fundit
Ylli i Manchester Cityt është përmendur nga një media franceze si një nga subjektet e hetimit kriminal për shantazh bashkëkombasit të tij.

Samir Nasri ka mohuar të jetë i përfshirë në skandalin seksual të Mathieu Valbuenas dhe ngjarjet që e rrethojnë atë, duke thënë se është etiketuar si dikush që ka qenë në dijeni për rastin.
Në një intrevistë të gjatë të realizuar nga Le Monde me Valbuenan, ndër të tjera ka dalë edhe emri i Nasrit.
Duke mohuar akuzat, ai ka thënë se beson që përmendja ka ardhur nga Valbuena dhe jo nga Le Monde.
“Fakti që jam në këtë pozicion... Do të bisedoj me të”.
“Nuk më intereson për këtë gjë. Nuk është problemi im, nuk është puna ime”.
“Ai është viktimë, por nuk duhet ta përmend emrin tim. Ne nuk jemi miq. Nuk do të jemi kurrë. Por fati i keq i të tjerëve nuk më gëzon”.