Lajmet e fundit

Mesfushori francez i Manchester City, Samir Nasri shpreson që të rikthehet në fushat e blerta para muajit mars.
Ai është përballur me një lëndim në nyje që nga mesi i tetorit të vitit të kaluar dhe nuk është paraqitur nga ndeshja me Bournemouth.
Rikthimi i tij është thënë se do të ndodhë pas katër ose gjashtë muajve, vet lojtari ka deklaruar se shpreson që ky edhe të jetë afati kur ai do të paraqitet në fushë.
Kështu që muaji mars pritet të jetë koha kur Nasri do të bëjë paraqitjen e parë në vitin 2016 për The Citizens, transmeton Klan Kosova.