Lajmet e fundit

Mbajtja në burg e Naser Pajazitajt, si i akuzuar për vrasjen e kushërirës së tij Donjeta Pajazitajt, mund t'i kushtojë shtetit mbi 1 milion euro.
Ai u lirua me një vendim të Kolegjit Penal të Gjykatës Supreme, më 6 prill.
E Pajazitaj e ka dorëzuar kërkesën për kompensim në Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga avokati Ahmet Tahiri.
Klankosova.tv e ka siguruar edhe dokumentin ku shihet se Naser Pajazitaj, ia kërkon shtetit mbi 1 milion euro.
"107 mijë e 460 euro po kërkohen në emër të qëndrimit në paraburgim, 14 mijë e 400 euro në emër të vizitave familjare në paraburgim, 28 mijë e 800 euro në emër të fitimit të humbur dhe 1 milionë euro në emër të dëmit material. 335 euro të tjera kërkohen në emër të përpilimit të kërkesës për kompensim dëmi", thuhet në dokument.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber