Lajmet e fundit

Naser Aliji te Kaizerslautern. Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare do ta vijojë në Bundesligën e dytë Gjermane karrierën duke nisur që nga kjo verë. Lajmi jepet i sigurt nga prestigjiozja gjermane “Kicker” që saktëson se marrëveshja është arritur dhe pritet vetëm zyrtarizimi që do të vijë shumë shpejt. Transferimi është në hapat e fundit dhe asgjë nuk mund të shkojë keq për ta prishur. Djaloshi nga Kumanova do të kryejë këtë të premte vizitat mjekësore me Kaizerslautern për të hedhur më pas firmat për një kontratë 3-vjecare dhe më pas do të prezantohet me skuadrën e tij të re.