NASA ka zbuluar se Antarktida është në të vërtet duke fituar më shumë akull se sa që ka humbur.
Shkencëtarët e NASA-s kanë thyer dijen konvencionale që sipërfaqja e Antarktidës është duke u pakësuar dhe zbuluan se ne fakt sasia e akullit është rritur.
Edhe pse duke pranuar se akullnajat janë ende duke u pakësuar pasi njeriu bëri ngrohjen globale, studimi i ri i publikuar në Journalin e Glaciologjisë sugjeron se së fundi më shumë është kompensuar se sa është humbur.
Të gjeturat sfidojnë hulumtimin e mëparshëm, përfshirë studimin e bërë nga Paneli Ndërqeveritar i OKB-së për ndryshimet klimatikë në vitin 2013, i cili konkludoi që deti është duke u rritur për 0.27 milimetra çdo vit për shkak të shkrirjes në Antarktikë, shkruan The Telegraph, transmeton Klan Kosova.
“ Ne jemi në thelb në përputhje me studimet tjera që tregojnë një rritje të shkarkimit të akullit në Antarktik Peninsula dhe Thwaites dhe ishullin Pine në regjionin e Antarktidës perëndimore,” tha autori i studimit, Jay Zwally.
“Mosmarrëveshjet tona kryesore janë për Antarktidën lindore dhe pjesën e brendshme të Antarkditës perëndimore, atje ne shohim një fitim të akullit që tejkalon humbjet në fushat tjera,” shtoi Zëallay, ekspert i NASA-s.
●●●
AFSHKRIMI NGA
Arbër Fetahu
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.