Lajmet e fundit

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjykata vlerësoi se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, duke qenë se i njëjti dyshohet për vepra të rënda penale. Nëse i pandehuri lihet në liri, mund t’i shmanget procedurës penale dhe mund të jetë i pakapshëm për organet e drejtësisë. Po ashtu, ai mund të asgjësojë, fshehë ose falsifikojë prova të veprës penale, si dhe të pengojë rrjedhën normale të procedurës duke ndikuar edhe te persona të tjerë që mund të jenë të implikuar në këto veprime”, thuhet në njoftimin e gjykatës transmeton Klankosova.tv.A.H. dyshohet për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, si dhe “Shpëlarja e parave”, vepra këto të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit. Gjykata ka bërë të ditur se vendimi është marrë mbi bazën e dyshimit të bazuar dhe rrethanave që, sipas saj, e bëjnë të domosdoshëm paraburgimin në këtë fazë të procedurës.
“Gjyqtarja e procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të datës 8 korrik 2026 për caktimin e masës së paraburgimit, me ç’rast të pandehurit A.H. i është caktuar paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditësh”, thuhet në njoftim.Ndërkohë, Gjykata Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se palët e pakënaqura me këtë aktvendim kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.